Toshkovski: Informatat fillestare janë se shpejtësia jo e adaptuar është shkaku për aksidentin afër Kërçovës
- Sipas informatave fillestare shkak për aksidentin e mbrëmshëm rrugore në të cilën jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë janë lënduar, është shpejtësia jo e adaptuar në rrugë, deklaroi sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili është për vizitë në SPB Ohër.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:35, 19 prill, 2025

Shkup, 19 prill 2025 (MIA) - Sipas informatave fillestare shkak për aksidentin e mbrëmshëm rrugore në të cilën jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë janë lënduar, është shpejtësia jo e adaptuar në rrugë, deklaroi sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili është për vizitë në SPB Ohër.
"Në aksidentin e mbrëmshëm, për fat të keq, jetën e humbën tre persona. Në pajtim me informatat fillestare që i mora, bëhet fjalë për shpejtësi të madhe jo të adaptuar të njërit prej pjesëmarrësve i cili, për fat të keq, ka vdekur", lajmëroi Toshkovski.
Numri i viktimave në aksidente rrugpre në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrit, është përafërsisht i ngashëm si vitin e kaluar, por siç vlerësosn, numraz janë katastrofik karahasuar me standardet evropiane.
"Në të ardhmen, maksimalisht duhet të fokusohemi drejt qetësimit më të madh në komunikacion nga ky aspekt, si dhe në implementimin e projektit 'Qyteti i sigurt' në tërë territorin e shtetit", tha Toshkovski.
Javën e kaluar, siç kumtoi, në ENER janë vendosur disa nga ligjet e nevojshme për implementim të projektit "Qyteti i sigurt".
Fatkeqësia rrugore ndodhi mbrëmë mes Kërçovës dhe fshatit Tripçin doll, ndërsa sipas informatave fillestare që i dha zëdhënësi i SPB Ohër për MIA-n, në aksident morën pjesë tre automjete.
Foto: Printksrin