• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane

Toshkovski: Emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, sot po merr pjesë në Konferencën e shtatë ministrore në Budapest, ku u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz.

Siç theksojnë nga MPB, në fjalimin e tij, minsitri Toshkovski theksoi se vendet duhet të jenë të qarta në politikën e vet të emigracionit dhe se emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane.

"Pakti për azil dhe emigracion është rruga përpara edhe për vendet anëtare të Unionit, por edhe për ne, aspirantët të cilët - herë do kur - do të duhet ta zbatojmë apo ta sigurojmë zbatimin e tij", potencoi minsitri Toshkovski.

Toshkovski shfaqi shpresë se Procesi i Budapestit do të vazhdojë të rritet me respektim të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjessë personave të ndjeshëm.

Ai realizoi takime bilaterale me sekretaren shtetërore të Zvicrës, kristin Shraner Burgener, dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Pakistanit, Sajed Mohsin Raza Nakvi, ku u shqyrtuan hapat e ardhshëm për bashkëpunim në luftën kundër emigracionit ilegal.

Në margjina të konferencës, minsitri pati bisedë edhe me minsitrin e Brendshëm turk, Ali Jerlikaja, për përforcim të bashkëpunimit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR