• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Toshkovski: Dy persona janë arrestuar për vrasjen e mjekut në Hekuranë

Toshkovski: Dy persona janë arrestuar për vrasjen e mjekut në Hekuranë

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Dy persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e mjekut në lagjen Hekuranë të Shkupit, deklaroi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

"Po bëhet bastisje në një lokacion të caktuar. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, ka disa prova materiale të cilat në dërgojnë te ata të dyshuar. Dy persona janë arrestuar dhe shpresoj që sa më shpejtë që është e mundur do të mund të dalim me hollësi për këtë pjesë të veprimeve hetuese", deklaroi Toshkovski, në podkastin "Pretres" (Bastisje) ku ishte mysafir.

Ai theksoi se janë ndërmarrë 20 veprime hetuese dhe se janë kontrolluar mbi 50 kamera dhe video xhirime. Sipas të dhënave të para, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin e të vrarit. 

Një mjek 67-vjeçar javën e kaluar ishte gjetur i therrur me thikë deri në vdekje në automobilin e tij të parkuar në një park në afërsi të ish fabrikës "Hekurana". 

Mjeku kishte ordinancë private në poliklinikën "Hekurana". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR