Toshkovski: Digjitalizimi i procesit të dhënies së urdhrave gjyqësorë për masat e posaçme hetimore ndërmjet MPB-së, PTHP-së dhe AOT-së për siguri më të madhe dhe besim të qytetarëve në sistem
- - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot mori pjesë në ngjarjen "Mbështetja dhe nxitja e përdorimit të sistemit të krijuar e të akredituar për transferimin e informacionit të klasifikuar", në të cilin u shënua fillimin e digjitalizimit dhe avancimi i procesit të dhënies së urdhrave gjyqësorë për masat e posaçme hetimore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Themelore Publike dhe Agjencisë Operative - Teknike, njoftoi MPB.
- Post By Fitore Curri
- 14:45, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot mori pjesë në ngjarjen "Mbështetja dhe nxitja e përdorimit të sistemit të krijuar e të akredituar për transferimin e informacionit të klasifikuar", në të cilin u shënua fillimin e digjitalizimit dhe avancimi i procesit të dhënies së urdhrave gjyqësorë për masat e posaçme hetimore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Themelore Publike dhe Agjencisë Operative - Teknike, njoftoi MPB.
Toshkovski theksoi se digjitalizimi i procesit për dhënien e urdhrave gjyqësorë për masa të posaçme hetimore sipas nenit 252, paragrafi 1, pika 1 e Ligjit të procedurës penale të Republikës së Maqedonisë është thelbi i funksionimit efikas të institucioneve gjatë mbrojtjes së sigurisë dhe sundimit të ligjit përmes digjitalizimit të hapave.
"Përmes këtij mjeti, ekipet tona analitike dhe njësitë operative në Departamentin e Luftimit të Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë do të avancojnë në mënyrë dramatike detyrat e tyre përmes aplikimit të sistemit. Kur nevojitet një masë e posaçme hetimore, MPB i përgatit të gjitha të dhënat përkatëse në formë digjitale dhe ia dorëzon ato Prokurorisë Publike përmes platformës. Prokurorët i shqyrtojnë propozimet, i kontrollojnë kushtet për masë të posaçme hetimore dhe kur do të përmbushen kriteret, i miratojnë ato, ndërsa Gjykata, në mënyrë të pavarur dhe profesionale, i vlerëson kërkesat e dorëzuara dhe ia përcjell MPB-së dhe Prokurorisë Publike", sqaroi ministri Toshkovski.
Toshkovski shpjegoi përfitimet e këtij procesi, siç janë rritja e shpejtësisë dhe efikasitetit të vetë procesit, siguria e komunikimit, zvogëlimi i mundësisë së gabimit njerëzor dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies në çdo fazë.
Toshkovski shpjegoi se ky sistem do të zbatohet së pari për rajonin e Shkupit dhe fazën tjetër në mbarë shtetin.

Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, theksoi në fjalimin e tij se futja e këtij sistemi do të ripërcaktojë mënyrën se si dorëzohen dhe shkëmbehen urdhrat gjyqësorë rreptësisht konfidencialë - me fokus në masat e posaçme hetimore, në përputhje me nenin 252, paragrafi 1, pika 1 e Ligjit të procedurës penale.
“Ajo që më parë ishte një proces i ngadaltë dhe i rrezikuar, me shumë duar dhe shumë pak llogaridhënie, sot po e shndërrojmë në një sistem digjital të mbyllur, të automatizuar dhe të sigurt, ku çdo manovër evidencohet, çdo dokument mbrohet dhe çdo minutë fitohet - për veprimin, për të vërtetën, për drejtësinë. Ky sistem është më shumë sesa një zgjidhje teknologjike - është një vendim vlerash”, theksoi drejtori Janev.
Janev specifikoi se si do të duket procesi në praktikë.

"Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisë propozime për masa të veçanta dhe do t'ia dërgojë përmes rrugës elektronike prokurorisë. Prokuroria i shqyrton dhe ia përcjell gjykatës, e cila më pas në mënyrë elektronike nxjerr vendimin. Urdhërat e gjykatës kthehen - njëra në MPB, tjetra në AOT - Shkup, në një format anonim. Gjithçka zhvillohet në një mjedis të mbrojtur digjital - pa letër, pa salla pritjeje, pa hallka të prekshme njerëzore", përfundoi drejtori Janev.
Të gjitha palët ishin të një mendimi se kjo nismë nuk është vetëm një projekt teknik, por një simbol i aspiratës sonë kolektive drejt institucioneve moderne dhe efikase të cilat mbrojnë interesin publik dhe se çdo hap përpara do të thotë drejtësi më e shpejtë, siguri më e madhe dhe besim më i madh i qytetarëve në sistem. fc/
Foto: MPB