• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski, Bushi dhe Bojmacaliev u takuan me ambasadorin austriak Pamer

Toshkovski, Bushi dhe Bojmacaliev u takuan me ambasadorin austriak Pamer

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev sot patën takim pune me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer në të cilin Toshkovski e njoftoi ambasadorin me funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike dhe përgjegjësinë e tij në zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme me çka theksoi se udhëheqësia momentale në MPB bashkërisht po bën përpjekje dhe angazhohet që këto zgjedhje të jenë evropiane, korekte dhe demokratike. 

Siç informojnë nga MPB, në takim Toshkovski e përshëndeti mirëkuptimin e vendeve anëtare të BE-së të cilin e kanë në lidhje me natyrën teknike të çështjes për problemin me dokumentet e udhëtimit, duke shprehur vullnet për tejkalimin e këtij problemi. 

Në këtë rast zëvendësministri plotësues i punëve të brendshme, Mitko Bojmacaliev u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe edhe një herë e konfirmoi detyrimin primar në të cilin u angazhua ai në kuadër të kësaj Qeveria teknike, ndërsa ai është organizimi i procesit zgjedhor korrekt, të lirë dhe demokratik. 

"Ambasadori Pamer vendosi theks në bashkëpunimin e deritanishëm, i cili duhet të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen. Austria është mbështetëse e madhe e rrugës tonë evropiane. Lidhur me dokumentet e Maqedonisë së Veriut theksoi se Austria ka mirëkuptim për këtë problem dhe u del në ndihmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët pandërprerë e realizojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në Austri me dokumentet e vjetra nëse të njëjtat kanë afat të vlefshëm dhe qëndrim të rregulluar në Austri", njoftoi MPB. 

Në fund të takimit, thuhet në kumtesë, Toshkovski shfaqi bindje se bashkëpunimi në kuadër të projekteve tashmë të filluara mes të dyja vendeve do të vazhdojë, por paralajmëroi edhe rritje të vëllimit të tij. Njëherësh u falënderua për qëndrimin e Austrisë lidhur me problemin tonë teknik me dhënien e dokumenteve për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia. MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR