Toshkovski: Burgu i Shkupit më shumë funksiononte si subjekt juridik turistik- hotelierik sesa si burg
- Në kuadër të aksionit të djeshëm, i cili u krye me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, MPB-ja ka kryer dy bastisje dhe janë privuar nga liria dy persona që mbanin poste drejtuese në Burgun e Shkupit, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski gjatë një vizite në Shtip. Ai theksoi se pretendimet që kanë konstatuar nga provat e deritanishme u japin bazë për të dyshuar se Burgu i Shkupit deri më tani ka funksionuar më shumë si subjekt juridik turistik-hotelierik sesa si burg, i cili duhet të kujdeset për personat e dënuar në përputhje me dispozitat ligjore.

You need to login to view this page