• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Arsovska refuzon të bashkëpunojë me Departamentin për Kontroll të Brendshëm në kuadër të MPB-së, është mirë që të paktën pranoi sigurim 24-orësh

Toshkovski: Arsovska refuzon të bashkëpunojë me Departamentin për Kontroll të Brendshëm në kuadër të MPB-së, është mirë që të paktën pranoi sigurim 24-orësh

Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka sigurim 24-orësh i cili kujdeset për sigurinë e saj. MPB, me rekomandim të marrë nga Agjencia për Siguri Kombëtare i ndau sigurim edhe krahas asaj që ajo nuk e kërkoi, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Sipas Toshkovskit, është mirë që Arsovska të paktën e pranoi dhe bashkëpunon me Departamentin për Mbrojtje të Personave dhe Objekteve të Caktuara – DMPOC, për dallim nga fakti, siç thotë, që refuzon të bashkëpunojë dhe dha deklaratë në Departamentin për Kontroll të Brendshme në kuadër të MPB-së. 

Departamenti për Kontroll të Brendshme pranë MPB-së, Toshkovski informoi se vepron në lidhje me mosveprimin e nëpunësve policorë të cilët kanë lidhje me rastin e të premtes së kaluar me kryetaren Arsovska në Çair, por pas një deklarate të këshilltares Irena Vitina, përderisa Arsovska refuzon të bashkëpunojë. 

Toshkovski theksoi se disa ditë nëpunës të policisë të Departamentit për Kontroll të Brendshme janë në Qytetin e Shkupit dhe nuk po arrijnë të sigurojnë denoncim me shkrim dhe deklaratë nga ana e kryetares Danella Arsovska në lidhje me rastin. 

 Lidhur me rastin javën e kaluar, Toshkovski tha se MPB veproi në përputhje me detyrat e saj - domethënë, veproi sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe paraqiti padi penale kundër personit në fjalë, pas së cilës Prokuroria Publike paraqiti propozim për përcaktimin e masave te gjykatësi i procedurës paraprake, i cili caktoi arrest shtëpiak, i cili u ndryshua pas ankesës dhe u caktua paraburgim efektiv i personit në fjalë.

Për lëndën ku kryetarja para një muaj e gjysmë ose dy, denoncoi dhe i është kërcënuar një person i caktuar, i cili ishte i pranishëm në teren derisa ajo i kryente aktivitetet në përputhje me kompetencat e saja, Toshkovski, tha se MPB ka parashtruar kallëzim penal para më shumë se një muaj ditë. 

Toshkovski, gjithashtu, informoi se më shumë departamente në kuadër të MPB-së – krimi i organizuar, krim policia, SPB Shkup gjatë ditës së djeshme hynë në shumë komuna në kuadër të Qytetit të Shkupit me çka veprojnë për urdhra konkretë të dhënë nga prokuroi publik, ndërsa në lidhje me ndërtime të jashtëligjshme. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR