• e enjte, 21 nëntor 2024

Toshkovski - Çalkli: Përforcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm - interesa të përbashkëta

Toshkovski - Çalkli: Përforcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm  - interesa të përbashkëta

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar në Uashington, në Samitin e 75-vjetorit të NATO-s sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u takua me Mari Çalkli, u.d. zëvendës ndihmës sekretarja për punë ndërkombëtare pranë Sektorit për siguri të brendshme të SHBA-së.

Në takim, kumtuan nga MPB, është biseduar për disa tema të cilat janë me rëndësi kyçe për vendin tonë.

"Diskutuam për rëndësinë e sigurisë kufitare, si për Maqedoninë ashtu edhe për rajonin, dhe e potencuam nevojën për përmirësim të vazhdueshëm dhe këmbim të prëvojave dhe praktikave më të mira. U dakorduam se me rëndësi të posaçme është mbështetja dhe përvoja e SHBA-së gjatë menaxhimit dhe kontrollit të rrjedhave të emigracionit, me theks në trajtimin human dhe mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve", theksoi minsitri Toshkovski.

Në fokus të biseidmeve në takim ishte edhe çështja për sigurinë kibernetike, duke pasur parasysh kërcënimet në rritje në botën digjitale, me ç'rast, shtohet në kumtesë, u konstatua bashkarisht se është i domosdoshëm bashkëpunimi edhe në këtë sferë, ndarja e informatave dhe zhvillimi i strategjive për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

"Ky takim është akoma më i rëndësishëm drejt përdorcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe vendosjes së bazës për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sferat e interesit të përbashkët. Besoj se përmes dialogjeve dhe partneriteteve të këtilla do të mund të krijojmë mjedis më të sigurt për vendin tonë", potencoi minsitri Toshkovski. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR