• e martë, 02 korrik 2024

Top lista e 25 qyteteve më të bukura në botë

Top lista e 25 qyteteve më të bukura në botë

Los Anxhelos, 5 prill 2023 (MIA) - Portali amerikan "Trevëll + lejzhër" (Travel + Leisure) njoftoi top listën e 25 qyteteve më të bukura në botë. Prej tyre, në mesin e më të afërmve në fqinjësinë tonë është Dubrovniku i cili gjendet në vendin e 18-të.

Në "perlën e Adriatikut", në qytetin sharmant, kompakt dhe të vjetër të Kroacisë, vizitorët mund të shohin arkitekturën mesjetare në gjendje të ruajtur, duke përfshirë këtu edhe trashëgiminë gotike -rilindëse, pallate dhe mure të trasha me gurë... Sipas shkrimit, kjo është një nga fortifikimet mesjetare më të ruajtura në botë. Në top listë është edhe Stambolli (në vendin e 4-t).

Në 10 qytetet e para janë edhe Sidneji (Australi), Barcelona (Spanjë), Kuinstan (Zelanda e Re), Parisi (Francë), San Francisko (Kaliforni), Palermo (Itali), Kejp Taun (Afrika e Jugut), Seuli (Koreja e Jugut) dhe Kartagjena (Kolumbi).

Në listë më tutje janë edhe Kjoto (Japoni), Rio de Zhanejro (Brazil), Tbilisi (Gjeorgji), Roma (Itali), Hoj An (Vietnam), Londra (Angli), Buenos Aires (Argjentinë), Sedina (Arizonë, SHBA), Shahshfaun (Marok), Tajpei (Tajvan), Edinburg (Skoci), San Migel de Alende (Meksikë), Singapori dhe Nju - Jork (SHBA). fc/

QËNDRONI TË LIDHUR