Tomovski: Mariçiq shembulli i parë për punë joekonomike, shpenzuesi më i madh
- Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë Ivica Tomovski thotë se disa ministra të caktuar nga Qeveria e kaluar janë sjellë në mënyrë joekonomike dhe kanë shpenzuar shumë.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:29, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë Ivica Tomovski thotë se disa ministra të caktuar nga Qeveria e kaluar janë sjellë në mënyrë joekonomike dhe kanë shpenzuar shumë.
"Shembullin e parë e kemi Mariçiqin, çdo ditë e dëgjojmë, shpenzuesi më i madh", tha sot Tomovski në një intervistë për TV 21.
Atë, shtoi, e punon Prokuroria. "Këtu Prokuroria na ngecë pak, nuk vepron në mënyrë adekuate, apo nuk kanë kapacitet, ose nuk janë mjaft mirë të organizuar, por po, keni të drejtë, në afatin prej 11-12 muajve deri më tani duhej të kishte më tepër vepra jo vetëm në Shërbimin për punë të përgjithshme por në përgjithësi në tërë vendin. Por, të shpresojmë se do të përmirësohen ose ndërkaq duhet të kërkohet zgjidhje, të bëhet zgjedhje e re apo rizgjedhje", theksoi Tomovski.
Drejtori i SHPPP-së kumtoi se në SHPPP për momentin po blhen hulumtime nga sektori për krim ekonomik dhe të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
"Absolutisht dakordohem, ndoshta gjërat shkojnë ngadalë, por ka vepra të caktuara. Shërbimi ka rreth 400 të punësuar të drejtpërdrejtë dhe 300 të tjerë të jashtëm, higjiena, mirëmbajtja, sigurimi të cilët janë përmes ndërmarrjeve. Kishte vepra, kishte një vepër ku drejtori i mëparshëm përfundoi në paraburgim, nuk e di nëse është akoma në paraburgim, por kishte vepra të cilat i udhëhiqen nga ana e policisë financiare, ka edhe një, nuk mund të them se është vepër por se po bëhet hetim, hetim nga ana e MPB-së, sektori për krim ekonomik dhe të organizuar, kështu që t'ia lëmë kohës, ato janë shërbimet të cilat duhet të nxjerrin ndonjë vepër, t'ia japin prokurorisë, ajo të veprojë. E jona është t'ua hapim dyert, t'ua japim dokumentet për ekspertizë", tha Tomovski. ab/
foto: МIА arkivi