• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tomovska: Inspektorë të Inspektoratit shtetëror të punës filluan mbikëqyrjen në M-NAV

Tomovska: Inspektorë të Inspektoratit shtetëror të punës filluan mbikëqyrjen në M-NAV

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Tre inspektorë nga Inspektorati shtetëror i punës (ISHP) sot hynë në M-NAV dhe filluan me mbikëqyrjen inspektuese. Inspektorët me mbikëqyrjen do të vazhdojnë edhe nesër, sepse bëhet fjalë për dokumentim të madh dhe voluminoz, thotë drejtoresha e ISHP-së, Vesna Tomovska.

Tomovska tha se do ta shqyrtojnë dokumentacionin rreth punësimeve, si dhe atë nëse sindikata ka paralajmërime për grevë në pajtim me Ligjin.

"Në pjesën e punësimeve, nëse janë realizuar në pajtim me Ligjin, konkursi njejtë nëse është në pajtim me Ligjin. Do të thotë, për momentin ato dy gjëra do të kontrollohen, do të kontrollohen punësimet e fundit, më pas nëse sindikata ka paralajmërim për grevë dhe nëse e tërë kjo është në përputhje me Ligjin", thotë Tomovska.

Ajo shtoi se me siguri informata fillestare për një mbikëqyrje të këtillë do të ketë për më shumë se një javë, sepse inspektorët duhet ta shqyrtojnë dokumentacionin voluminoz, e më pas do të bisedojnë edhe me liderin e sindikatës.

"Do të thotë duhet ta shqyrtojmë tërë dokumentacionin", thotë Tomovska.

Inspektorët e ISHP-së në M-NAV hynë pas ngjarjeve në këtë institucion. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR