• e premte, 05 dhjetor 2025

Tomevski: Zjarri në Vardarishte është vënë nën kontrollë dhe po shuhet

Tomevski: Zjarri në Vardarishte është vënë nën kontrollë dhe po shuhet

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski. 

Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre.

"Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale", deklaroi Tomevski.

Zjarrfikësit e Shkupit sot, rreth orës 12:00, në qarkun e ish-deponisë Vardarishtë, në një sipërfaqe më të madhe të papërcaktuar po shuajnë zjarrin e barit të thatë dhe materialeve të mbeturinave. 

Pas zjarrit, pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, si masë parandaluese janë shkyçur nënstacionet  "Shkup 4 – Aerodrom" dhe "Shkup 4 – Lindje".

"Për shkak të një zjarri të madh në deponinë Vardarishte, ndërsa me kërkesë të Brigadës së Zjarrfikësve, ekipet e Elektroshpërndarjes ndërhynë menjëherë në terren dhe shkyçën furnizimin me energji elektrike në nënstacionet "Shkupi 4 - Aerodrom" dhe "Shkupi 4 - Lindje". Për momentin, 47.000 konsumatorë janë pa furnizim me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet pasi Brigada e Zjarrfikësve të raportojë se zona është e sigurt dhe zjarri është shuar", deklaruan për MIA-n nga Elektroshpërndarja. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR