• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tokë ranore në Dubai u shit për 32 milionë euro

Tokë ranore në Dubai u shit për 32 milionë euro

Dubai, 29 maj 2023 (MIA) - Në ishullin Xhumeira pranë Dubait, një tokë ranore prej 24.500 metrash katrorë është shitur për afro 32 milionë euro. Kjo është një nga 128 parcelat që u ofruan si pasuri të paluajtshme në këtë ishull artificial.

Toka e vogël në mes të detit ka formën e një kali deti dhe këtu ndodhet edhe hoteli luksoz i markës italiane “Bulgari”. Ishulli ka gjithashtu marina për jahtet e më të pasurve. Pronari aktual i tokës së shitur është një sipërmarrës britanik. Në vitin 2022, disa parcela iu shitën njerëzve që duan të ndërtojnë vila private në ishull.

"Ishulli  Xhumeira është bërë lokacioni numër një në tregun e pasurive të paluajtshme dhe është i disponueshëm vetëm për njerëzit më të pasur. Në ishull dhe plazhet e tij, pronari mund të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrave, tha agjenti i pasurive të paluajtshme, Andrej Kumings.

Ishulli është një destinacion popullor në këtë pjesë të botës, ku çmimet e pasurive të paluajtshme janë trefishuar në vlerë gjatë viteve të fundit. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR