• e shtunë, 26 tetor 2024

Tifozë të shumtë të Lacios arrestohen në Napoli

Tifozë të shumtë të Lacios arrestohen në Napoli

Napoli, 4 mars 2023 (MIA) – Tifozët e Lacios sërish kanë shfaqur sjelle huligane, këtë herë para, gjatë dhe pas ndeshjes kundër Napolit në Napoli, me ç'rast policia i arrestoi shumë prej tyre.

Ditën e djeshme, në ndeshjen hapëse të xhiros së 25-të në Serinë A, Lacio e mposhti Napolin kryesues me rezultat 1-0, por huliganët e klubit romak i lanë njollë fitores.

Tifozët mysafirë shpesh gjatë ndeshjes kanë hedhur bomba tymi, fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike gjatë ndeshjes. Nga incidentet gjatë ndeshjes ka pësuar një djalë, tifoz i Napolit, i cili është dërguar në spital me plagë të rënda në duar.

Policia ndaloi tre tifozë të Lacios në tribuna dhe forcat e rendit kishin plot duart me tifozët jashtë vendit para dhe pas ndeshjes.

Mediat italiane raportuan se 18 persona u arrestuan për posedim droge dhe dhjetëra të tjerë u ndaluan për sjellje të papërshtatshme, hedhje shishesh mbi autobusin e Napolit dhe sulme fizike ndaj personave të tjerë.

QËNDRONI TË LIDHUR