Tibo Kurtoa do të krijojë ekip të vetin në Formula 4
- Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa planifikon të themelojë ekip të vetin në Formula 4 në Spanjë.
- Post By Fami Bajrami
- 14:14, 6 gusht, 2023

Madrid, 6 gusht 2023 (MIA) - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa planifikon të themelojë ekip të vetin në Formula 4 në Spanjë.
Sipas spanjolles “AS”, skuadra do të quhet TK Rejsing. Supozohet se "TK" janë inicialet e belgut. Kurtoas do t'i ndihmojë ish piloti i Formula 1, Roberto Mori.
Për momentin, Kurtoa dhe Mori po shtyjnë planin që lansimi i ekipit të bëhet në vitin 2024. Kurtoa është në Real Madrid që nga viti 2018. Sezonin e kaluar ai luajti 49 ndeshje për Madridin dhe ka pranuar 49 gola.
Foto: EPA