• e enjte, 17 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Thirrje publike për dhënien e provimit pranues të nxënësve të interesuar për regjistrim në Gjimnazin matematiko-informatik

Thirrje publike për dhënien e provimit pranues të nxënësve të interesuar për regjistrim në Gjimnazin matematiko-informatik

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Ministria e arsimit dhe shkencës publikoi thirrje për dhënien e provimit pranues të nxënësve të interesuar për regjistrim në Gjimnazin matematiko-informatik në vitin shkollor 2025/2026.

Provimi pranues përmban dhënien e testeve në përputhje me programet mësimore në matematikë nga klasa e VI deri në IX dhe programet mësimore në fizikë për klasën e VIII dhe IX.

Provimi i Matematikës do të mbahet më 4 qershor, kurse ai i Fizikës më 9 qershor. Provimet do të mbahen nga ora 10:00 në ambientet e SHMGJNQSH „Zdravko Cvetkovski” Shkup, Blv. „Partizanski Odredi“ nr. 91 Shkup, në kohëzgjatje prej 120 minutash.

 "Kandidati/kandidatja kontrollohet me shkrim, me dy teste të veçanta në matematikë dhe fizikë, dhe secila prej tyre duhet të përmbajë katër detyra me përgjijge të ofruara, katër detyra me mbledhje dhe katër detyra me procedurë të plotë zgjidhjeje", theksohet në thirrjen publike. 

Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër Interesi me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin (emri, mbiemri, shkolla dhe Komuna në të cilën do të përfundojë arsimin fillor, numri i telefonit të nxënësit, numri i telefonit të njërit prind dhe e-mail adresa e nxënësit/prindit), në adresën e DSU “Gjimnazi Matematiko-Informatik” Bul. “Çetet partizane” nr.91 1000 Shkup, si dhe ne adresën elektronike matematicka.gimnazija@schools.mk me titull “Për thirrje publike për dhënien e provimit pranues për regjistrim në shkollën e mesme Matematiko-informatike“ jo më vonë se 30.05.2025. ls/

Në Gjimnazin Matematiko-Informatike regjistrohen nxënës të rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor, kanë arritur sukses të përgjithshëm prej së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe me notë 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë dhe e nëntë në arsimin fillor, dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e pikëve të fituara nga provimi pranues.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR