• e diel, 02 shkurt 2025

Thirrje për pjesëmarrje në avancimin e përmbajtjes së teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të klasën e tretë

Thirrje për pjesëmarrje në avancimin e përmbajtjes së teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të klasën e tretë

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë mësimdhënësit dhe gjithë opinionin profesional që t`i dorëzojnë gabimet e vërejtura në tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor nga klasa I deri në III.

Qëllimi i thirrjes, të cilin MASH e publikoi në ueb faqen e tij, është përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore dhe korrigjimi i gabimeve teknike dhe të mundshme profesionale. Në thirrjen e publikuar është i arritshëm formulari i cili duhet të plotësohet.

Vërejtjet dorëzohen duke plotësuar formularin i cili gjendet në linkun në vazhdim dhe në të cilin duhet të shënohet teksti shkollor, lënda, autori/autorët, klasa, gjuha mësimore  dhe gabimi i vërejtur  me faqen në të cilën ndodhet, citohet në thirrje.

Formulari dorëzohet në adresat elektronike në vijim - bro.macedonia@bro.gov.mk dhe robert.adzipetrov@mon.gov.mk, jo më vonë se 15 dhjetor 2024. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR