• e martë, 24 dhjetor 2024

Testim provë i Bursës së Maqedonisë për Tregtim të Energjisë Elektrike

Testim provë i Bursës së Maqedonisë për Tregtim të Energjisë Elektrike

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - MEMO SHPKNJP në katër ditët e fundit ka realizuar testim provë në tregun e energjisë elektrike një ditë më parë e cila është planifikuar të nisë zyrtarisht me punë më 10 maj të vitit 2023, informojnë nga kompania.

"Gjatë testimit kemi kryer simulime në katër skenarë të ndryshëm - ditë normale; problem teknik para mbylljes së librit të urdhëresave plus vonesë në shpalljen e rezultateve; problem teknik pas mbylljes së librit të urdhëresave  plus vonesë në shpalljen e rezultateve; dhe problem teknik plus procedura e mosmbajtjes së ankandit. Rezultatet e simulimit janë të shkëlqyera, me më shumë se 24 pjesëmarrës potencial të përfshirë në testim", theksojnë nga MEMO.

Duke i marrë parasysh rezultatet e arritura gjatë testimit, theksojnë, jemi të bindur se tregu do të jetë plotësisht operativ deri në datën e fillimit me punë më 10 maj të vitit 2023.

"Menjëherë pas miratimit zyrtar të Regullave për punë në tregun e organizuar të energjisë elektrike (bursa e energjisë elektrike) nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, do ta hapin procesin e regjistrimit të pjesëmarrësve në treg një ditë më parë", thonë nga MEMO dhe shtojnë se  fillimi i regjistrimit zyrtarisht do të shpallet.

Me vendosjen e tregut një ditë më parë, ashtu siç theksojnë, do të mundësohet formimi i çmimit përkatës të referencës së energjisë elektrike në vendin tonë, do të mundësohet lidhshmëri e tregut me tregjet fqinje, ndërsa me këtë edhe do të lehtësohet arritshmëria e energjisë elektrike të pjesëmarrësve në tregun me shumicë.

"Gjithë kjo paraqet një nga parakushtet bazë për investimet private në energjetikë dhe në veprimtaritë ekonomike intensive energjetike", porosisin nga MEMO. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR