• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Teslla" lëshoi versione më të lira në tregun e SHBA-së

Los Anxhelos, 15 gusht 2023 (MIA) - Kompania "Teslla" për tregun amerikan lëshoi në shitje versione më të lira të makinave të saj elektrike "Model S" dhe "Model Iks". Ato janë për 10.000 dollarë ose 9.155 euro më lirë prej modeleve të para, transmetojnë mediat perëndimore. 

Çmimi fillestar i makinës elektrike "Model Iks standard rejnxh" është 88.490 dollarë (81.000 euro), ndërsa "Model S standard rejnxh" kushton 78.490 dollarë (71.885 euro). Sipas ekspertëve, kjo është dëshmi se konkurrenca në tregun e makinave elektrike është gjithnjë e më e fuqishme, ndërsa "Teslla" po tenton të përfitojë sa më shumë dhe të rrisë shitjet e makinave në llogari të marzheve.

Nga prilli deri në qershor të këtij viti, prodhuesi i automjeteve publikoi se marzhi i tij operativ është 9.6 për qind, që është më e ulëta për pesë tremujorët e fundit. Kompania amerikane në vazhdimësi është duke i ulur çmimet e makinave të saja elektrike në tregun kryesor, ndërsa të dielën i uli edhe "Model Ipsilon" dhe  "Model 3" për Kinën. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR