• e martë, 24 dhjetor 2024

"Tesla" dorëzoi 36 për qind më shumë elektromobila se vitin e kaluar

Los Angjelos, 3 prill 2023 (MIA) - Në tremujorin e parë të këtij viti, kompania "Tesla" dorëzoi 36 për qind më shumë elektromobila se sa në fillim të vitit 2022, pasi që sërish i uli çmimet.

Prodhuesi amerikan i automjeteve njoftoi se tre muajt e parë të këtij viti janë dorëzuar 422.875 automjete. Në periudhën e njejtë të vitit të kaluar ata dorëzuan 310.048 njësi. Nga janari deri në mars, kompania prodhoi 440.808 automjete - 44 për qind më shumë se sa në periudhën e njtjtë të vitit të kaluar.

Gjatë uljeve në janar, "Tesla" i uli çmimet e sedanëve "Model C" dhe automjeteve sportive "Model H", dhe atë për madje 20 për qind. Kështu, "Model C" është ulur për rreth 5.000 dollarë, ndërsa "Model H" - për rreth 10.000 dollarë.

Drejtori ekzekutiv, Ilon Mask paralajmëroi se ndoshta do të duhet t'i ulin çmimet në mënyrë që ta ruajnë rritjen në kushte të normave të rritura të interesit dhe kërcënimit nga recesioni, që mund të thotë fitim më i ulët. Në janar ai theksoi se uljet e kauara e kanë nxitur kërkesën. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR