Tentim për vjedhje në hapësirat e një objekti në Komunën Çair ku ruhej materiali zgjedhor
- - Në Stacionin Policor Bit Pazar sot ishte denoncuar se tre meshkuj kanë tentuar që ta hapin derën e përparme dhe portën e objektit të Komunës Çair, ku ruhet materiali zgjedhor, por pasi ishin vërejtur nga nëpunësi i policisë, i cili e siguron materialin zgjedhor, personat ishin larguar.
- Post By Fitore Curri
- 16:15, 7 maj, 2024

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Në Stacionin Policor Bit Pazar sot ishte denoncuar se tre meshkuj kanë tentuar që ta hapin derën e përparme dhe portën e objektit të Komunës Çair, ku ruhet materiali zgjedhor, por pasi ishin vërejtur nga nëpunësi i policisë, i cili e siguron materialin zgjedhor, personat ishin larguar.
Siç informojnë sot nga MPB, nuk është shkaktuar dëm material i portës e as i materialit zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s