• e diel, 06 tetor 2024

Ten Heg: Fituam por mund të luanim më mirë

Ten Heg: Fituam por mund të luanim më mirë

Mançester, 15 gusht 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester junajted, Erik ten Heg është i kënaqur nga fitorja, por nuk është i impresionuar nga loja e të zgjedhurve të tij në ndeshjen e mbrëmshme me ekipin Vulverhempton.

Mançester junated fitoi me 1:0 në xhiron e parë të Premier ligës, me golin e Rafael Varan në minutën 76.

"Jemi të lumtir me fitoren, por mund të luanim më mirë. Kundërshtari luajti në mënyrë aktive, ndërsa ne duhej të adaptoheshim. Në Premier ligë nuk ka ndeshje të lehta, gjithsesi jo kundër Vulverhemptonit. Ai është kundërshtar i rëndë, ndërsa ne punuam shumë. Duhet të luftojmë në çdo ndeshje. Portieri ynë Onana pati mrojtje shumë të mira, i dha siguri ekipit. Debutim i tij shumë i mirë", deklaroi Ten Hag për "BBC Sport".

Në xhiron e ardhshme të kampionatit anglez, Mançester Junajted më 19 gusht do të luajë si mysafir me Totenhemin. Ditën e njejtë Vulverhempton do të luajë si mysfir me Brajtonin. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR