Ten Hag: Po lëvizim në drejtim të duhur
- I kënaqur me fitoren (2:1) ndaj Çellzit të arritur mbrëmë në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës, trajneri i Maçester Juanjte, Erik ten Hagi, i ka lavëdruar futbollistët e tij.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:10, 7 dhjetor, 2023

Mançester, 7 dhjetor 2023 (MIA) - I kënaqur me fitoren (2:1) ndaj Çellzit të arritur mbrëmë në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës, trajneri i Maçester Juanjte, Erik ten Hagi, i ka lavëdruar futbollistët e tij.
"Jam i kënaqur nga rezultati dhe me lojën, edhe pse gjithmonë mund të ketë vërejtje. Tridhjetë minutat e para në fushë dominuam. Pa nevojë pranuam gol para pauzës. Megjithatë, Mektominaj me golin e dytë na e solli fitoren. Duhet ende të punojmë dhe të përparojmë. Po lëvizim në drejtimin e duhur", deklaroi Ten Hag për mediat angleze.
Mançester Junajted me 27 pikë të fituara ndodhet në vendin e 6-të të renditjes. Para Juanjted janë Arsenali 36 pikë, Liverpuli 34, Aston Villa 32, Mançester Siti 30 dhe Totenhemi 27.
Foto: EPA