• e hënë, 08 korrik 2024

Ten Hag: Mançester Junajted ka treguar karakter ndaj Aston Villas

Ten Hag: Mançester Junajted ka treguar karakter ndaj Aston Villas

Mançester, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajted, Erik ten Hag përmblodhi përshtypjet e tij për ndeshjen e mbrëmshme të xhiros së 19-të në Premier Ligë kundër Aston Villas. Junajted fitoi me rezultatin 3:2, edhe pse mysafirët ishin në epërsi me rezultat 2:0 deri në minutën e 59-të.

"Gjatë pushimit ju thash djemve që të vazhdojnë të besojnë te vetja, por edhe të tentojnë të krijojnë më shumë raste. Duhej të kishim bërë presion sa më të madh. E patë se çfarë ndodhi kur shtuam presionin gjatë rezultatit 1:2. E thash para ndeshjes se zhvilluam një ndeshje të barabartë me Arsenalin, luajtëm barabartë me Liverpullin, kështu që nëse bëjmë më të mirën, mund të mposhtim këdo. U tregua se nuk rëndësi edhe kur humb 0:2, nëse tregon karakter dhe lojtarët e mi e treguan me të vërtetë se kanë karakter. Unë mendoj se ishte një paraqitje shumë e mirë e ekipit", tha Ten Hag për Bi-bi-si.

Mançester Junajted e përfundoi serinë prej tre ndeshjeve pa fitore (dy humbje dhe një barazim) në Premier Ligë. Skuadra e Erik ten Hag radhitet në pozitën e 6-të në tabelë me 31 pikë.

Seria pa humbje e Aston Villas prej shtatë ndeshjeve (pesë fitore dhe dy barazime) përfundoi. Skuadra e Unai Emerit është e treta në tabelë me 39 pikë. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR