• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ten Hag: Jo vetëm unë, por edhe lojtarët e Mançester Junajtedit duhet të marrin përgjegjësi për rezultatet e skuadrës

Ten Hag: Jo vetëm unë, por edhe lojtarët e Mançester Junajtedit duhet të marrin përgjegjësi për rezultatet e skuadrës

Mançester, 26 dhjetor 2023 (MIA)- Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag ka komentuar rezultatet e fundit të skuadrës.

"Na duhet çfarëdo lloj ndihme, por fillimisht unë dhe skuadra patjetër të veprojmë. Patjetër të përmirësohen në çdo ndeshje. Disa herë thash: lojtarët patjetër të marrin përgjegjësi. Unë duhet të jem përgjegjës, por edhe ata. Kjo vlen për të gjithë. Ndoshta në disa momente keni pritur edhe më shumë nga lojtarët më të vjetër se sa nga ato më të rinj. Por, ne së bashku patjetër të bëjmë një hap përpara. Nuk është e rëndësishme se kush në çfarë moshe është. Duhet të krijojmë skuadër e cila do mund të fitojë", tha trajneri. 

"Djajtë e kuq" nuk kanë fitore në katër ndeshjet e fundit. Për momentin Mançester Junajtedi gjendet në vendin e tetë në radhitjen e Premier ligës me 28 pikë në 18 raunde. ss/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR