• e premte, 05 korrik 2024

Trajneri i Mançester Junajted Erik ten Hag si shumë të rëndësishme e vlerësoi fitoren e ekipit të tij mbrëmë kundër Aston Villas.

Trajneri i Mançester Junajted Erik ten Hag si shumë të rëndësishme e vlerësoi fitoren e ekipit të tij mbrëmë kundër Aston Villas.

Mançester, 12 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajted Erik ten Hag si shumë të rëndësishme e vlerësoi fitoren e ekipit të tij mbrëmë kundër Aston Villas.

Junajtedi festoi me 2:1 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premier Ligës. 

"Kjo është fitore e madhe për ne. E arritëm qëllimin tonë dhe më pëlqeu mënyra se si ia arritëm. Do të veçoja veçanërisht 20 minutat e para kur ne kontrolluam lojën. Ndeshja ishte me intensitet të madh, kështu që lojtarët filluan të lodhen nga fundi. Deri në fund nuk ishte e qartë - gjithçka mund të kishte përfunduar në favor të çdo skuadre, por ne arritëm të fitonim falë karakterit tonë. Dhe mendoj se zëvendësimet gjithashtu patën një ndikim", tha Ten Hag për faqen e internetit të klubit.

Mançester Junajted i cili në Birmingem shënoi fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat, është në vendin e 6-të në Premier Ligë me 41 pikë, ndërsa Aston Villa është një vend më lart me 46 pikë.

Lideri i Liverpulit me 54 pikë përpara Mançester sitit dhe Arsenalit që grumbulluan nga 52. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR