• e martë, 26 nëntor 2024

Temperaturat e larta kanë rritur nevojën për ujë tek kulturat bujqësore

Temperaturat e larta kanë rritur nevojën për ujë tek kulturat bujqësore

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Vala e të nxehtit që përfshiu vendin ndikon negativisht në bujqësi. Toka thahet shpejt dhe humbet më shumë lagështi dhe kjo është arsyeja pse ujitja është e nevojshme, veçanërisht në kulturat industriale.

Sipas agrometeorologëve, temperaturat e larta prekin edhe bimët shumëvjeçare ku rezervat e ujit në shtresat më të thella janë vazhdimisht në ulje. Është e mundur, paralajmërojnë, që mund të shfaqen sëmundje të disa varieteteve të hardhisë dhe për këtë arsye duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes së tyre.

Kushtet e tilla të motit janë optimale vetëm për elbin e vjeshtës, i cili tashmë është korrur.

Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil, ndërsa nga e hëna do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR