Temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit
- Prej nesër deri më 13 gusht, sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, për këtë Ministria e Shëndetësisë sot bën apel për respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga tempertaurat e larta.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:49, 7 gusht, 2025
Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Prej nesër deri më 13 gusht, sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, për këtë Ministria e Shëndetësisë sot bën apel për respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga tempertaurat e larta.
Qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ambiente të freskëta, veçanërisht në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00, rekomandon Ministria, si dhe konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.
Në vazhdim vijojnë rekomandimet e tjera nga Ministria për mbrojtje nga temperaturat e larta:
- Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.
- Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.
- Kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
- Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
- Shtyni aktivitetet në ambient të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.
- Siguroni kushte mikroklimatike (ambient të freskët me temperaturë deri në 25°C) si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi.
Ministria, siç theksohet në komunikatë, po e ndjek me kujdes situatën në baza ditore dhe do të veprojë sipas vlerësimeve dhe nevojave.
Foto: Arkivi i MIA-s