• e martë, 27 gusht 2024

Temperatura deri 36 gradë, pasdite reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Temperatura deri 36 gradë, pasdite reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në pjesët jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 36 gradë, me UV indeks 7.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 36 gradë.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, kryesisht në rajonet malore do të ketë paraqitje të reshjeve të shkurta të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Më shumë kushte për destabilitet do të ketë të enjten kur në disa vende do të ketë paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e ditës do të jetë në rënie graduale.

Në ditët në vijim, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, kryesisht në viset malore, do të ketë paraqitje të reshjeve të shkurta të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Më shumë kushte për destabilitet do të ketë nga e enjtja kur në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të prëforcuar. Temperatura ditore do të jenë në rënie graduale. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR