• e diel, 22 dhjetor 2024

Tel Aviv: Një palestinez vrau një grua dhe lëndoi më shumë se 17 persona

Tel Aviv: Një palestinez vrau një grua dhe lëndoi më shumë se 17 persona

Tel Aviv, 15 janar 2024 (MIA) - Një grua 70 vjeçare është vrarë, ndërsa të paktën 17 persona, mes tyre dhe disa fëmijë, janë lënduar në Ranana, në pjesën qendrore të Izraelit, jo larg Tel Avivit, kur një sulmues i dyshuar palestinez ka sulmuar disa persona me thikë dhe me automjetin është përplasur te kalimtarët në tre vende të ndara, njoftuan shërbimet izraelite të rasteve emergjente.

Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat izraelite.

Policia po heton rrethanat e sulmit, por zëdhënësi Eli Levi menjëherë theksoi se sulmi "duket si terrorist".

Siç u konstatua pak më vonë, sulmuesi goditi me thikë një shofer dhe ia vodhi automjetin, e më pas goditi me qëllim tre persona.

Pastaj ka dal nga vetura, ka vjedhur tjetër dhe u përplas me një tjetër grup njerëzish.

Deri tani ende nuk është e qartë nëse sulmi me thikë dhe tentativa për shkeljen e njerëzve kanë lidhje. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR