• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

TAV Aeroporte: Transavia nga marsi i vitit 2025 do të vendosë linjë të re nga Shkupi për Amsterdam

TAV Aeroporte: Transavia nga marsi i vitit 2025 do të vendosë linjë të re nga Shkupi për Amsterdam

Shkup, 24 dhjetor 2024 

- Linja ajrore me kosto të ulët dhe e dytë më e madhe në Holandë, me qendër në aeroportin Shiphol në Amsterdam, nga 23 dhjetori ka filluar me shitjen e biletave për fluturime përmes ueb faqes së tyre: https://www.transavia.com/

TAV Maqedoni, , filial i TAV Aeroporte, ka kënaqësinë të njoftojë se pas një pauze 12-vjeçare, Shkupi do të lidhet me një linjë ajrore me Amsterdamin, falë Transavia, linja e dytë më e madhe ajrore në Holandë, pjesë e grupacionit KLM.

Transavia, e cila është një linjë ajrore me kosto të ulët që ofron udhëtime nëpër Evropë me çmime të përballueshme, do të fillojë të fluturojë nga Amsterdami në Shkup më 2 mars 2025.

Linja ajrore holandeze do të fluturojë në relacionin Amsterdam-Shkup-Amsterdam dy herë në javë, të enjten dhe të dielën. Detajet e orarit të mbërritjes dhe nisjes, si dhe informacioni mbi disponueshmërinë dhe rezervimin e biletave të fluturimit mund të gjenden në ueb faqen e Transavia: https://www.transavia.com/home/en-nl.

“Kjo linjë ajrore e re e mrekullueshme ndërmjet Shkupit dhe Amsterdamit do të jetë një lidhje e shkëlqyer ajrore me kryeqytetin e Holandës, e përkryer për një fundjavë të zgjatur ose për pushim në qytet ku qytetarët e Maqedonisë do të mund të përjetojnë qytetin energjik të njohur për artin, kulturën, historinë e tij, arkitekturë. dhe peizazhe piktoreske”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Kjo linjë ajrore e re nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, e cila po vendoset pas pothuajse më shumë se 12 vitesh, duke lidhur Shkupin me Amsterdamin, do t'u ofrojë pasagjerëve mundësi më të mëdha për lidhje dhe rehati, duke mundësuar më shumë mundësi udhëtimi, duke mbështetur turizmin dhe duke ofruar një përvojë udhëtimi pa pengesa edhe për udhëtime biznesi edhe për turistike ose udhëtime rekreative.

Me këtë shtesë të re, e cila është rezultat i përpjekjeve të TAV Maqedoni për të zhvilluar rrjetin e linjave ajrore në aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit, operatori i aeroportit vazhdon përkushtimin e tij për të zgjeruar portofolin e tij duke pasuruar rrjetin e linjave ajrore, duke u ofruar pasagjerëve gjithashtu opsione më të drejtpërdrejta, si dhe sigurim të një eksperience udhëtimi pa pengesa dhe efikase.

TAV

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: TAV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR