• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në të njëjtën kohë

Taravari: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në të njëjtën kohë

Gostivar, 14 tetor 2023 (MIA) - Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në të njëjtën datë - propozon lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe kryetar i komunës së Gostivarit  Arben Taravari, duke theksuar se ka perspektivë për arritjen e konsensusit për këtë çështje.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, Taravari përmendi se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e shprehur një vit më parë.

"Për Maqedoninë, si vend i varfër, është më mirë që këto zgjedhje të mbahen së bashku, në të njëjtën datë, dhe jo veçmas. Unë jam kundër idesë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në dhjetor dhe zgjedhjet presidenciale në mars. Gjithashtu jam kundër edhe për opsionin presidencial në mars ose prill, dhe atij parlamentar në qershor ose korrik", tha Taravari.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët beson se ato ide do të jenë një kosto e madhe që do të bie mbi qytetarin e thjeshtë.

"Njerëzit janë të rraskapitur dhe këto janë kosto shtesë. Zgjedhjet e ndara do të harxhojnë në mënyrë të panevojshme shumë energji - si të popullit ashtu edhe të partive politike. Kërkohet kondicion më i madh për të përballuar dy raunde zgjedhore në tre muaj dhe kjo do të sjellë shpenzime shtesë", shtoi Taravari.

Ai pret që zgjidhja të vijë nga takimet në një tryezë të përbashkët, pasi siç thekson ai, partitë politike deri më tani kanë rënë dakord dhe kanë vendosur me konsensus për datat e zgjedhjeve. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR