• e shtunë, 01 mars 2025

Taravari viziton Qendrën për trajnim dhe simulim në Lubjanë

Taravari viziton Qendrën për trajnim dhe simulim në Lubjanë

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar që gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë ka vizituar Qëndrën për trajnim dhe simulim.

“Gjatë qëndrimit tim në Lubjanë vizitova Qëndrën për trajnim dhe simulim. U njoftova për së afërmi me projektin ndërkombëtar TRANSSMITED, përmes të cilit bashkëpunojmë me Qendrën për mjekësi familjare në Fakultetin e mjekësisë në Shkup. Si pjesë e këtij projekti, është themeluar edhe qendra e parë SIM për kujdesin shëndetësor parësor në Shkup”, ka shkruar ministri Taravari.

Ai tutje ka shpjeguar se në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga personalitete të rëndësishme.

“Në këtë vizitë të rëndësishme isha i shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Slloveni, Goran Milevski, prof. dr. Nikola Jankullovski, prof. dr. Ognen Kostovski dhe dr. Idriz Orana”, ka përfunduar Taravari.

QËNDRONI TË LIDHUR