Taravari: Të gjithë pacientët e hospitalizuar në Selanik janë në gjendje stabile
- Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Taravari, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe dr. Ilir Vela, sot në orët e hershme të mëngjesit arritën në Selanik për të vizituar dhe për t’u informuar mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar.
- Post By Fami Bajrami
- 14:50, 18 mars, 2025

Shkup, 18 mars 2025 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Taravari, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe dr. Ilir Vela, sot në orët e hershme të mëngjesit arritën në Selanik për të vizituar dhe për t’u informuar mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar.
“Vizituam Spitalin e përgjithshëm Papanikolau dhe Spitalin ushtarak në Selanik dhe në këtë moment mund të informoj se të gjithë pesë pacientët e pranuar në këto institucione janë në gjendje stabile. Shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj kolegëve tanë në Selanik, si dhe ndaj popullit dhe qeverisë greke, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre, si dhe për ndihmën që na ofruan në këto momente”, deklaroi ministri Taravari.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.