• e premte, 21 shkurt 2025

Taravari: Spitali i Prilepit mori aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje precize kirurgjikale

Taravari: Spitali i Prilepit mori aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje precize kirurgjikale

Prilep, 20 shkurt 2025 (MIA) - Dy aparate të sofistikuara në vlerë prej 20 milionë denarëve për operacione në repartin e urologjisë dhe ortopedisë, ka marrë Spitali i Përgjithshëm i Prilepit me kompetencë të zgjeruar. Pajisjen nga Ministria e Shëndetësisë e promovoi ministri Arben Taravari. 

"Bëhet fjalë për artroskopi me çfarë, përveç gjurit që deri tani është operuar, tani mund të kryhen operacionet e shpatullës dhe kyçit të këmbës në repartin e ortopedisë. Ndërsa për repartin e urologjisë është blerë laparosk, por edhe për endourologjinë, kështu që procedurat kirurgjikale do të kryhen në mënyrë të sofistikuar dhe precize", deklaroi Taravari. 

 Drejtoi i spitalit të Prilepit, Kire Jonoski theksoi se aparatet do të thonë nivel i lartë i shërbimit shëndetësor për pacientët të mos shkojnë ta kërkojnë në spitale të tjera. 

 

"Pajisjet janë të markave më të mira botërore, gjë që na mundëson të punojmë në një nivel më të lartë. Të dyja pajisjet janë me rezolucion 4K, mundësojnë fotografi më të mirë mbi të cilën kryhet procedura dhe kjo nuk i jep mjekut vend për gabime në ndërhyrjen, e cila do të jetë shumë më e lehtë. Shpresoj që pacientët nuk do të shkojnë në qytete të tjera, por do ti trajtojmë në spitalet e tona", tha Jonoski. 

 Sipas planit për furnizim publik, planifikohet pajisje për shumë reparte. 

 Në pothuajse të gjitha repartet do të kthehen mjekët nga specializimi, që do të mundësojë një staf më të madh të specialistëve, ndërsa së shpejti do të pranohen edhe nëntë specializant privat. 

 Ministri përshëndeti kthimin e kirurgut abdominal Zllatko Jakov, i cili nga Gjermania filloi të punojë në spitalin e Prilepit. Jakovi tha se kemi njohuri, nevojitet organizim dhe dëshiron të investojë në shërbimin shëndetësor në vendin e tij. Taravari njoftoi se do të jetë edhe zyrtarisht i punësuar. 

"Në Gjermani isha 11 vjet dhe plani im ishte të kthehem. Deri tani kam ndihmuar në repartin e kirurgjisë, duke ndihmuar dhe duke pritur që zyrtarisht të gjej një punë. Është kënaqësi të punosh për popullin tënd, të ndihmohet. Ne kemi njohuri, kemi treguar që kjo vlerësohet jashtë vendit. Na nevojitet më shumë organizim dhe energji pozitive dhe ta punojmë atë që e dimë", tha Jakov. 

 Sipas ministrit, në vendin tonë ka katër specialistë të cilët janë kthyer të punojnë në vend. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR