Taravari: Rritja më e re lineare prej 2.500 denarëve për të gjithë të punësuarit në sektorin shëndetësor publik - hap i madh përpara
- Me rritjen më të re lineare prej 2.500 denarëve për të gjithë të punësuarit në sektorin shëndetësor publik bëmë edhe një hap tjetër të madh përpara. Me atë, rritja e përgjithshme e rrogave, së bashku me rritjen e nëntorit, arrin 4.815 denarë neto për të gjithë punonjësit shëndetësorë, ndërsa për infermieret kjo rritje është madje 6.200 denarë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:48, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Me rritjen më të re lineare prej 2.500 denarëve për të gjithë të punësuarit në sektorin shëndetësor publik bëmë edhe një hap tjetër të madh përpara. Me atë, rritja e përgjithshme e rrogave, së bashku me rritjen e nëntorit, arrin 4.815 denarë neto për të gjithë punonjësit shëndetësorë, ndërsa për infermieret kjo rritje është madje 6.200 denarë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
"Këto numra nuk janë vetëm statistika - ato do të thonë më shumë siguri, motivim më i madh dhe mirënjohje e merituar për punën e mundimshme të mijëra mjekëve, infermiereve, teknikëve dhe personelit administrativ. Rroga mesatare në shëndetësi, tani lëvizë rreth 50.200 denarë - dhe ky është më shumë se numër, është sinjal se seriozisht investojmë në kapitalin njerëzor. Rritja e tetorit prej 10.49 për qind në kombinim me masat rrjedhëse solli rritje kumulative të rrogave prej 17.18 për qind. Ndërsa, kur ta marrim parasysh edhe faktin se inflacioni vjetor është rreth 3.5 për qind, rritja reale për vitin 2024/25 është 9.4 për qind. Për krahasim, në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2023 rritja reale e rrogave ishte vetëm 3.8 për qind", tha ministri.
Ai theksoi se kjo është rritja më e lartë reale e rrogave në shëndetësinë publike në dekadën e fundit dhe dëshmi se kur ka vullnet politik, ka edhe rezultate.
"Qëllimi ynë është të ndërtojmë sistem shëndetësor në të cilin profesionistët do të ndjehen të çmuar, të motivuar dhe të gatshëm të qëndrojnë dhe punojnë këtu. Me këtë rritje, dërgojmë porosi se dinjiteti i punonjësit shëndetësor nuk negociohet - ai mbrohet dhe avancohet. Dhe ky është vetëm fillimi. Ministria vazhdon me punën në reformat sistematike të kahëzuara drejt avancimit të kushteve të punës, arsim shtesë dhe zhvillim profesional, me qëllim që të sigurohet stabilitet dhe cilësi në shëndetësi, si dhe të prëforcohet besimi i qytetarëve në shërbimet shëdnetësore publike. Vazhdojmë me hapa konkret, me vizion të qartë dhe me vendosmëri të paluhatshme ta ndërtojmë shëndetësinë të cilën e meritojnë qytetarët tanë", theksoi Taravari.
Ai konsideron se sot dërgohet porosi e fuqishme dhe e qartë: "punonjësit shëndetësorë janë themeli i shëndetësisë sonë - dhe shteti qëndron prapa tyre".
"Si Ministri e Shëndetësisë, së bashku me Qeverinë dhe sindikatat, gjatë periudhës së kaluar punuam aktivisht në avancimin e statusit të punonjësve shëndetësorë dhe këto ndryshime nuk janë krijuar brenda natës", theksoi taravari. ab/
Foto: МIА arkivi