• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari pret të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Taravari pret të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president të shtetit i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar "Vlen", Arben Taravari, në deklaratë për media sot pasdite theksoi se pret të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill.

"Ne realisht shpresojmë që do të kalojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, është ende sovrani ai që vendos për 24 prill. Do të bëjmë çmos që fushata të jetë pozitive dhe të fitojmë sa më shumë mbështetje nga qytetarët, tha Taravari.

Taravari mori pjesë në ngjarjen "Të festojmë Bajramin së bashku" të organizuar nga koalicioni. Ai ka theksuar se këtë ngjarje e kanë organizuar për të takuar aktivistët politikë dhe për të uruar festën e Bajramit. Ai theksoi se me aktivistët dhe anëtarët e koalicionit kanë biseduar edhe për aktivitetet e ardhshme që do të ndërmarrin dhe zbatojnë rreth fushatës presidenciale. ls/

Foto: printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR