• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari premtoi punësime për gjysmën e personelit të mesëm mjekësor që punën me kontratë në vepër

Taravari premtoi punësime për gjysmën e personelit të mesëm mjekësor që punën me kontratë në vepër

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot premtoi se do të bëjë gjithçka në koordinim me Ministrina e Financave që të paktën gjysma e personelit të mesëm mjekësor i cili punon me kontratë të punësohet në institucionet publike shëndetësore. 

Sipas tij, në shëndetësi deri më tani kishte rreth 2500 persona me kontratë, përgjithësisht personel i mesëm mjekësor, infermiere, infermierë dhe higjienistë,për të cilën tha, se nga vizitat në spitalet i është treguar se ka mungesë të veçantë.

"Si Qeveri duhet të koordinohemi me Ministrinë e Financave për të parë nëse ka burime. Unë me idenë që të paktën gjysmës së tyre, përkatësisht 1250 t'u japim vendime. Drejtorët do të tregojnë se cilët, ata e dinë më së miri se kush ia vlen të vazhdojë dhe kush nuk është i mirë për të vazhduar, por duhet të gjejmë një më të mirë se ai. Më duhet një koordinim definitiv me ministren e Financave, do të bëj gjithçka që mundem që t'u jap të paktën gjysmës së tyre vendime dhe të mund të pranojmë sërish persona të rinj me kontrata dhe të mbulojmë mungesën", tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re.

Problemet me kontratat, theksoi, nuk është problem vetëm në një klinikë ose spital, por në përgjithësi në të gjitha institucionet publike shëndetësore në vend. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR