• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari porosi Ahmetit: BDI-ja të reformohet edhe të adaptohet në opozitë

Taravari porosi Ahmetit: BDI-ja të reformohet edhe të adaptohet në opozitë

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari sot përsëri iu drejtua liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që më shumë të fokusohet në reformat e partisë dhe adaptimin në opozitë, në vend që të kërkojë zgjedhje.

Në pyetjen e gazetarëve rreth zgjedhjeve të parakohshme vitin e ardhshëm, ministri i Shëndetësisë tha se sigurisht vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhje, por ato lokale. 

"Nëse kemi një konsensus më të gjerë dhe jemi të interesuar për parlamentare, ne jemi këtu për të folur edhe për këtë. Por, para pesë - gjashtë muajsh përfunduan zgjedhjet. Kështu që do t'i rekomandoja z.Ahmeti më shumë të fokusohet në reformat në parti dhe në përshtatjen si opozitë, se sa të kërkojë zgjedhje. Sepse nëse ato mbahen sërish vitin e ardhshëm, pastaj përsëri në vitin 2026 sërish do të kërkojë zgjedhje. Kështu që, ne si qeveri njëherë t'i realizojmë projektet që janë premtuar. Një pjesë e tyre tashmë po realizohen", thekson Taravari. qa/

FOTO: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR