• e martë, 11 shkurt 2025

Taravari paralajmëroi shkarkime të tjera të drejtorëve të ISHP-ve, tani për tani janë ndërruar në "Kozle" dhe në Spitalin e Gostivarit

Taravari paralajmëroi shkarkime të tjera të drejtorëve të ISHP-ve, tani për tani janë ndërruar në

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot paralajmëroi shkarkime të tjera të drejtorëve në ndonjë institucion të shëndetit publik.

"Do të ndërrojmë edhe ndonjë drejtor. Tani për tani janë ndërruar dy drejtorë, në 'Kozle' dhe në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, u përgjigj ministri në pyetjen e gazetarëve, pas inaugurimit zyrtar të stacionit kompresor për klinikat kirurgjike.

Ministria e Shëndetësisë më 4 shkurt informoi se drejtoresha e ndërruar e Klinikës universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët - "Kozle".

"Ministria e Shëndetësisë informoi se drejtoreshë e re e Klinikës universitare për sëmudnje respiratore tek fëmijët - "Kozle" është emëruar prof. dr. Katerina Boshkovska, e cila mbi njëzet vite është pjesë e ekipit të këtij institucioni. Dr. Boshkovska është subspecialiste e pulologjisë pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë mësimore-arsimore është e prëfshirë në aktivitetet e katedrën pranë USHCM-së edhe në pesë vitet e fundit ka publikuar numër të amdh punimesh shkencore. Ministria e falënderoi për angazhimin e deritanishëm të drejtores së kaluar, dr. Karolina Simonovska", u cek në kumtesë. ab/

Fotо dhe video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR