• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Opozita shqiptare tenton në çdo mënyrë të tregojë se gjithçka është katastrofë prej se ata nuk janë në pushtet

Taravari: Opozita shqiptare tenton në çdo mënyrë të tregojë se gjithçka është katastrofë prej se ata nuk janë në pushtet

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende nuk e ka marrë raportin nga Inspektorati shëndetësor dhe sanitar shtetëror nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e Klinikës për sëmundje të fëmijëve pas vdekjes së vajzës pesëvjeçare me inflamacion në tru.

Siç tha, pret që ta marrë sot ose nesër, por pas akuzave për raste të shpeshta të vdekjes në Klinikë, vlerëson se "posaçërisht opozita shqiptare po tenton në çdo mënyrë të tregojë se tani gjithçka është katastrofë, prej se ata nuk janë më në pushtet".

Në deklaratë për mediat para ngjarjes ku janë prezantuar rezultatet nga ajri në shkolla dhe kopshte për fëmijë në pesë komuna në shtet, Taravari deklaroi se edhe të ishin "një, dy, tre vite në pushtet, sistemi shëndetësor përsëri nuk mund gjatë natës ose për disa muaj të përmirësohet".

"Kjo që po ndodh është, gjithsesi, pasojë e asaj që e kemi trashëguar. Megjithatë, sidoqoftë, nuk duhet të politizihen rastet kur fëmija ka qenë i sëmurë dhe me të vërtetë patologjia ka qenë e vështirë, pasi nga meningoencefalitisi gjithkund në botë vdesin fëmijë, për fat të keq, pra ndodh edhe tek ne. Drejtori tha se edhe statistika për mortalitetin në klinikë, ashtu që nuk është diçka spektakolare siç thonë. Në një mënyrë duan të largojnë vëmendjen e opinionit nga problemet reale, ndaj si të kritikojmë Taravarin apo drejtorin e Klinikës së fëmijëve, do të themi se ka vdekur një fëmijë. Sa i përket keqpërdorimeve mjekësore, ne kemi ndërmarrë hapa, por për pacientët që kanë sëmundje të rënda, spitalet janë vendi ku trajtohen dhe fatkeqësisht disa njerëz vdesin", tha ministri.   

Në lidhje me akuzat e Frontit Evropian se me vendimin për të mos numëruar popullatën jorezidente, do të ulet numri i këshilltarëve nëpër komuna, Taravari u përgjigj se ata duhet të kritikojnë veten, sepse vet e kanë miratuar ligjin sa ishin në pushtet.

"Nuk e di se çfarë kërkon Fronti Evropian. Ky ligj që është aktual, nuk e kemi ndryshuar tani, është ligj që është miratuar nga Fronti Evropian në qeverinë e kaluar, kur është bërë regjistrimi i popullatës në Maqedoni. Ashtu që, ata duhet të kritikojnë veten. Nëse do të ishte një ligj që e miratojmë tani, në rregull, megjithatë ligj që është miratuar pesë apo katër vjet më parë dhe tani po kritikohet - nuk e di, kjo është një çmenduri", shtoi Taravari. bsh/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR