• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari nesër caktoi takim në Kumanovë, ASH përmes kumtesës potencon se Kuvendi qendror do të mbahet të shtunën në Shkup

Taravari nesër caktoi takim në Kumanovë, ASH përmes kumtesës potencon se Kuvendi qendror do të mbahet të shtunën në Shkup

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Mospajtimet mes kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari dhe kryetarit të Kuvendit qendror partiak, Ziadin Sela vazhdojnë edhe sot me informata të ndryshme për atë se ku dhe kur do të mbahet mbledhja e Kuvendit. pasi që u kumtua se partia për të shtunën në orën 13:00 në Shkup caktoi Kuvend qendror, i cili vjen pas paralajmërimit të Taravarit se partia në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t'i bashkohet opozitës shqiptare, prej mbrëmë po qarkullon informata se ai ka caktuar takim me delegatët e Kuvendit për nesër në Kumanovë.

Taravari këtë e konfirmoi edhe në deklaratë për MIA-n. "Nesër në orën 19:00 në Kumanovë do të mbaj takim konsultativ me delegatët e Kuvendit të partisë", tha Taravari për MIA-n. ASH, ndërkaq përmes mejlit partiak u dërgoi kumtesë mediumeve në të cilën ceket se kuvendi partiak, në pajtim me statutin e partisë, është caktuar për të shtunën në Bushi resort në orën 13:00, dhe jo në Kumanovë.

"Një pjesë e anëtarëve të Kuvendit të ASH-së gjatë ditës së djeshme morën porosi për takim në qytetin e Kumanovës, ndërsa më pas edhe për takim me kryetarin e Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari. Ajo që duam t'ju informojmë është se askush nuk duhet t'u nënshtrohet dezinformatave se  po mbahet kuvend partiak, sepse siç do të konstatoni nga ftesa, bëhet fjalë për tubim dhe takim. Kuvendi partiak, në pajtim me statutin e partisë, është caktuar për të shtunën në Bushi resort në orën 13:00", ceket në kumtesën dërguar mediumeve nga posta elektronike e ASH-së.

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, ndërkaq në deklaratë për edicionin elektronik të gazetës në gjuhën shqipe "Lajm" thotë se nesër do të tubohen për ta konfirmuar mbështetjen për Taravarin. Thekson se në Kuvendin qendror të partisë, të caktuar për të shtunën nuk do të ketë kuorum dhe potencoi se do të jetë vetëm një tubim partiak.

"Ne do të mblidhemi nesër në Kumanovë dhe do ta konfirmojmë mbështetjen për Taravarin. Mbështetjen politike Taravari e ka, sepse e ka shumicën absolute të delegatëve në Kuvendin e partisë dhe nesër vetëm do të konfirmohet teknikisht dhe formalisht kjo mbështetje politike që zotëri Taravari e ka marrë nga delegatët e Kuvendit të partisë. Nesër do të konfirmohet se shumica në Kuvendin e partisë qëndrojnë prapa Taravarit dhe shumica do të marrin pjesë nesër në Kumanovë, ku do të demonstrohet mbështetja e fuqishme për Taravarin. Dhe të shtunën nuk do të ketë kuorum. Të shtunën mund të ndodhë vetëm një tubim partiak", tha Snopçe.

Пред скоро време, Академијата за обвинители и судии го објави списокот на прифатени кандидати за седмата генерација кои, по две години, ќе бидат потенцијални судии и обвинители. Иако оваа инс

Mospajtimet mes Taravarit dhe Selës u krijuan pasi që kryetari i partisë, pa e konsultuar kryetarin e Kuvendit partiak shkoi në prishtinë me liderët e partive të bllokut opozitar shqiptar, Lidhja evropiane për ndryshime, në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por edhe më pas, pasi që gjithnjë e më shumë bëhej e qartë se Taravari planifikon koalicionim në zgjehdjet e ardhshme me opozitarët shqiptarë.

Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët dje kërkoi nga kryeminsitri teknik, Talat Xhaferi shkarkimin e minsitrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe minsitrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, për shkak të, siç theksoi, përdorimit të fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, për të kryer veprime të cilat, siç thonë, janë në kundërshtim me kodein etik, prëfshirë edhe shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH-së dhe të punësuarve, si dhe koketimit publik me VMRO-DPMNE-në, duke e vizituar kryetarin e saj. Aliu dhe Mexhiti, ndërkaq dje në konferencë për shtyp para Qeverisë deklaruan se nuk kanë ndër mend të japin dorëheqje dhe se psipas tyre partia është unike, ka organe legjitime dhe kryetar legjitim.

Претседателот на Алијансата за Албанците, Арбен Таравари денеска се очекува да се сретне со претседателот на Собранието на партијата Зијадин Села. На денешната средба, како што информираат де

Pasi që Taravari paralajmëroi se partia në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t'i bashkohet opozitës shqiptare, mori mbështetje nga Mexhiti, ndërkaq e kundërshtuan ish-i pari i partisë, Ziadin Sela, ministri i Drejtësisë Krena Lloga dhe nënkryetarja e partisë, Ilire Dauti, të cilët e akuzuan se si individ nuk mund të vendosë për hapat e partisë, por trupat partiak.

Kryeministri teknik Xhaferi, ndërkaq, në intervistë për MIA-n deklaroi se e ndjekë situatën në ASH, e cila ka tre ministra në përbërjen qeveritare, dhe se do të veprojë në pajtim me kompetencat e tij. Ai thotë se nuk do të udhëhiqet nga statuse Fejsbuku, por se anëtarët e Qeverisë nga kjo aprti do të duhet zyrtarisht, sipas linjës institucionale të deklarohen në situatë kur kanë qëndrime të kundërta nëse i përkasin kësaj përbërjeje apo jo.

"Parimisht, e dini se shumë më parë kam thënë se nuk jam politikan Fejsbuku, në përputhje me atë, nuk jam kryeministër i cili do të udhëhiqet me deklarata nëpër Fejsbuk apo të aktiviteteve partiake. Unë jam kryeministër i kësaj Qeverie dhe në mënyrë adekuate do të duhet të deklarohen, zyrtarisht, anëtarët e Qeverisë në situatë kur kanë qëndrime të kundërta, të deklarohen sipas linjës institucionale nëse i përkasin kësaj përbërjeje apo jo. Nuk mund të udhëhiqem pas asaj që po ndodhë në televizione dhe nëpër konferenca partiake", deklaroi Xhaferi në intervistë për MIA-n. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR