• e diel, 22 dhjetor 2024

Taravari në takim në OEMVP, biznesi i tha se nga partitë kërkon zgjidhje të problemeve

Taravari në takim në OEMVP, biznesi i tha se nga partitë kërkon zgjidhje të problemeve

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Paga minimale të rritet në 30.000 denarë, ndërsa Qeveria të reduktojë kontributet në 32 për qind. Të zgjidhen problemet me migracionin, daljen e fuqisë punëtore, ekonominë gri, korrupsionin, si dhe me sundimin e ligjit. Këto janë kërkesat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), të cilat i janë paraqitur sot kandidatit për president nga opozita shqiptare, Arben Taravari.

Një nga temat ishte edhe tregu i lirë. Anëtarët e Odës edhe një herë treguan se janë kundër ngrirjes së çmimeve.

"Problemet e biznesit që i kemi përcaktuar tashmë, po përpiqemi t'i përfshijmë në programet e partive. Ne besojmë dhe ata na premtuan se do ta bëjnë këtë. Nuk jemi as me njërën e as me tjetrën dhe do të vazhdojmë të jemi të zhurmshëm, tha kryetari i OEMVP-së, Mendi Qura.

"Do të flasim kryesisht për zhvillimin ekonomik, për vizionin e Odës për fuqinë punëtore që po i mungon gjithnjë e më shumë Maqedonisë. Oda ka një manifest ekonomik që na është dhënë para disa javësh. Ne kemi përfshirë tashmë disa prej tyre në Programin tonë. Në Programin tim fokusi është tek inovacioni dhe energjia, si dhe tek një lloj marrëveshjeje, konsensusi mes partive politike që do të inicohej nga presidenti i shtetit dhe do të mbështetej nga të gjithë, për zhvillimin ekonomik të shtetit. Ne do të dëgjojmë kërkesat dhe idetë e sektorit të biznesit, kështu që nëse mund të përfshijmë diçka në Programin për zgjedhjet parlamentare, tha Taravari para takimit të organizuar nga OEMVP. ls/

 

фото: МИА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR