Taravari mori pjesë në manifestimin "Takimet e Rekës së Epërme"
- Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme u mbajt manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme” organizuar nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”.
- Post By Fami Bajrami
- 17:33, 6 gusht, 2023

Shkup, 6 gusht 2023 (MIA)- Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme u mbajt manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme” organizuar nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”.
Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në një festë fantastike me program mbresëlënës ku interpretohen këngë, lojëra tradicionale dhe kultivohen zakonet shqiptare siç është dasma autentike e Rekës së Epërme. Në fjalimin tim, theksova se banorët e kësaj ane janë shpërndarë në vende të ndryshme, por prapëseprapë pjesa dërmuese e tyre janë në qytetin e Gostivarit. Është kënaqësi t'i kesh bashkëqytetarë këta njerëz fisnikë e intelektualë që i dhuruan shumë qytetit tonë, por edhe kombit në përgjithësi në kulturë, traditë e trimëri”, ka thënë Taravari para të pranishmëve.