• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari mohon se dje ka pasur një takim të fshehtë me Ahmetin, në të cilin ka marrë ofertë prej tij

Taravari mohon se dje ka pasur një takim të fshehtë me Ahmetin, në të cilin ka marrë ofertë prej tij

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Kandidati presidencial i koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”, Arben Taravari, përmes kumtesën e mohon lajmin e publikuar nga “Top Channel” shqiptar se dje është takuar fshehurazi dhe ka marrë ofertë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pasi rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

lajmin e “Top-channel” thuhet se “Taravari ka marrë një ofertë serioze nga Ahmeti për t’iu bashkuar ‘Frontit Evropian’”, për të cilën thonë se informacionin për takimin e ka konfirmuar vetë Taravari”.

"Pak orë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të ditës së djeshme, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Takimin e ka konfirmuar vetë Taravari për mediat vendase, por pa dashur të japë më tepër detaje. I pyetur nëse do ta pranojë një ofertë që i është dhënë nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari ka deklaruar se do të flasë publikisht pas disa ditësh. Mediat kanë raportuar se në takimin ku ka marrë pjesë edhe një ministër i BDI-së në kabinetin qeveritar, Ali Ahmeti i ka bërë një ofertë serioze Arben Taravarit për t’u bashkuar me Frontin Europian dhe tani pritet përgjigjja e tij përfundimtare", publikoi "Top Channel".

Taravari thotë se ky lajm është i rremë dhe thekson se nuk do të ishte habi nëse Ahmeti do t'i vinte me një oferte të tillë.

 

"Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qenkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.
Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen. Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit! Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë", thekson Taravari.

Në rethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati për president i “Vlenit”, Taravari, është në vendin e katërt nga shtatë kandidatët me 83,356 ose 9,21 për qind të votave, ndërsa kandidati për president i “Frontit Europian”, Bujar Osmani, është në vendin e tretë me 120.903 vota ose 13.36 për qind.

Bujar Osmani fitoi në Haraçinë (53,51 për qind), Bogovinë (55,33 për qind), Vrapçisht (58,02 për qind), Dibër (49,88 për qind), Dollneni (32,95 për qind), Zhelinë (49,45 për qind), Likovë (56,83 për qind), Plasnicë (66,91 për qind), ), Saraj (55,49 për qind), Strugë (39,38 për qind), Studeniçan (50,54 për qind), Tearcë (41,30 për qind), Tetovë (37,91 për qind), Çair (40,65 për qind), Qendër Zhupa (35,03 për qind) dhe Shuto Orizari (37,11 për qind). Arben Taravari ka fituar më së shumti vota në Gostivar (32,26 për qind).

Rezultatet fillestare që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli mëngjesin e sotëm në ueb faqen tregojnë se nga pothuajse 100 për qind e votave të përpunuara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e djeshme presidenciale 362.682 (40,08 për qind), para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 (19,93 për qind). ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR