• e enjte, 30 janar 2025

Taravari: Mickoski ishte kundër Korridorit 8 dhe Marrëveshjes së Prespës por i pranoi, do t'i pranojë edhe ndryshimet kushtetuese por kërkon garanca

Taravari: Mickoski ishte kundër Korridorit 8 dhe Marrëveshjes së Prespës por i pranoi, do t'i pranojë edhe ndryshimet kushtetuese por kërkon garanca

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Aleancës për shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari sot theksoi se kryeministri Hristian Mickoski ishte kundër vazhdimit të ndërtimit të Korridorit 8 dhe Marrëveshjes së Prespës por theksoi se i ka pranuar. Potencoi se edhe ndryshimet kushtetuese do t'i pranojë, por, siç tha, Mickoski dëshiron disa garanca.

"Ishte kundër Korridorit 8, por sot punon në fuqishëm se kurrë. Edhe për Marrëveshjen e Prespës kishte kundërshtime, por ai sot e pranon Marrëveshjen e Prespës. Gjëja e tretë që duhet ta bëjë z.Mickoski, ndërkaq unë shpresoj se do t abëjë, më gëzon fakti se ai është i bindur se dhe i sigurt 100 për qind se ne gjithsesi duhet të shkojmë në rrugën drejt BE-së. Tani pati zgjedhje në SHBA, e keni parasysh se, ai ka miq të afërt të cilët janë të afërt me presidentin Tramp. Por edhe në Bullgari nuk pati qeveri deri para një jave, sepse edhe për të shkuar përpara këto gjëra, duhet të kesh dikë nga ana tjetër me të cilën duhet të negociosh. Kështu që, jam shumë i lumtur dhe i sigurt se z.Mickoski dëshiron dhe është i sigurt se ne duhet t'i fillojmë negociatat, por edhe ai dëshiron garanca të caktuara", tha Taravari gjatë pjesëmarrjes së sotme në "Daily Click" në TV21.

Taravari theksoi se kërkojnë një vit që të votohen ndryshimet kushtetuese. Ai potencoi se VLEN-i do të inicojë që sa më parë të sillen ndryshimet kushtetuese. ab/

Foto: Printskrin nga video

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR