• e shtunë, 22 shkurt 2025

Taravari: Me pakon e masave të zgjidhim stemën, himnim dhe çështjet tjera të pazgjidhura

Taravari: Me pakon e masave të zgjidhim stemën, himnim dhe çështjet tjera të pazgjidhura

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t'i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara, tha sot ministri i Shëndetësisë, nga Koalicioni VLEN, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore.

Siç tha Taravari, Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar.

"VLEN është i gatshëm të bisedojë për gjithçka. Për fat të keq, në periudhën e kaluar shumë tema të ndjeshme vihen nën qilim. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për pakon e masave të cilat janë të pazgjidhura në 20-30 vitet e fundit dhe në pako t'i zgjidhim, pse këtu të mos jenë edhe stema edhe himni dhe 20 për qindëshi si dhe çështje tjera etnike nëse ka dhe të fokusohemi në ekonominë, eurointegrimet, antikorrupsionin, pagat më të mira, jetën më të mirë"...theksoi Taravari.

Në pyetjen se ç'farë duhet të qëndrojë në stemë, Taravari u përgjigj se në VLEN ende nuk e kanë hapur këtë temë. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR