• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari konfirmon se ka edhe një viktimë nga zjarri në Koçan, fillon procedura për kthimin e tij

Taravari konfirmon se ka edhe një viktimë nga zjarri në Koçan, fillon procedura për kthimin e tij

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka konfirmuar se ka edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. Viktima i cili trajtohej në Lituani, kishte 40 për qind djegie nëpër trup dhe më 1 prill veshkat i kanë ndalur se funksionuari. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për Aleksandar Karadakoskin, menaxher i diskotekës “Puls”.

Ky pacient ka qenë një nga katër pacientët që ishin në gjendje kritike.

"Prej 1 prillit i janë ndalur së funksionuari veshkat, praktikisht ishte vënë në dializë. Fatkeqësisht sot në mëngjes mora lajmin e keq se ai ka ndërruar jetë. Le të shpresojmë që të tjerët që janë në gjendje kritike t'u përmirësohet gjendja. Pacienti që vdiq kishte djegie në 40 për qind të trupit. Në fund, problemi kryesor ishte infeksioni që mori për shkak të plagëve të mëdha që kishte nëpër trup. Të shpresojmë që pacientët e tjerë në gjendje kritike të kalojnë më mirë dhe të kthehen në vend", ka thënë Taravari.

Burime nga MPJ për MIA-n bëjnë të ditur se ka filluar procedura për kthimin e trupit të pacientit.

Kjo është viktima e 60-të nga zjarri në diskotekën në Koçan që ndodhi mëngjesin e 16 marsit.

Më shumë informacione janë paralajmëruar në konferencën për media në orën 13:30 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR