• e enjte, 02 janar 2025

Taravari: Ka buxhet për 1.117 punësime të reja dhe 600 specializantë privat, konkurset nga fillimi i vitit

Taravari: Ka buxhet për 1.117 punësime të reja dhe 600 specializantë privat, konkurset nga fillimi i vitit

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Siguruam buxhet për 1.117 punësime të reja dhe 600 specializantë privat, ndërkaq me fillimin e vitit të ri do të shpallen konkurset, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në brifing me gazetarë, së bashku me zëvendësministrin, Jovica Andovski dhe sekretarin shtetëror në Ministri, Besim Memedi.

"Kjo është pjesë e strategjisë për përmirësim të kapaciteteve kadrovike në shëndetësi. Iu përkushtuam analizave të hollësishme dhe përgatitjes së ndryshimeve të cilat do të sjellin përparim afatgjatë në shëndetësi. Aspekt kyç i kësaj pune ishte përpunimi i prograsmit për integrim dhe riorganizim funksional të njësive shëndetësore në shëndetësinë publike. Përmes këtij programi synojmë shpërndarjen e barabartë rajonale të institucioneve mjekësore në tërë vendin", nënvizoi ministri.

Ai tha se një prej projekteve më të mëdha që është filluar, është bashkimi i institucioneve publike nga Kompleksi i klinikave "Nëna Terezë" në subjekt të ri juridik Institucioni publik shëndetësor Qendra klinike universitare "Nëna Terezë" Shkup. Me atë rast shtoi se kjo nismë do të sigurojë menaxhim më efikas dhe avancim të shërbimeve shëdnetësore për të gjithë qytetarët.

Paralelisht, grupi i punës për digjitalizim, i përbërë nga ekspertë, në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital, ka punuar intensivisht në zhvillimin e zgjidhjeve konkrete për modernizim të sistemit shëdnetësor. Deri në pranverë presin të ketë rezultate fillestare dhe udhëzim të qartë për digjitalizimin e ardhshëm.

Taravari theksoi se të vetëdijshëm për sfidat në rajonet rurale, planifikuan vendosje të masave stimulative për tërheqje të punonmjësve shëndetësorë të punojnë në këto mjedise.

"Lidhur me përforcimin e kuadrit shëndetësor, deri më tani përfunduam me sukses disa ndërhyrje nga institucione private shëndetësore në publike, ndërkaq aplikacione plotësuese janë në rrjedhë. Gjatë janarit dhe shkurtit, do të promovojmë pajisje bashkëkohore për disa institucione shëndetësore, prëfshirë edhe Klinikën për urologji, Klinikën kirurgjike 'Shën Naumi i Ohrit', spitalet në Prilep dhe Veles, si dhe KT angiografin për KU për kardiokirurgji, që është i vetmi i këtij lloji në rajon. Krahas kësaj, do të inicojmë hapje të qendrës bashkëkohore për fertilizimin in vitro në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë", kumtoi ministri.

Ai informoi se në fushën e investimeve infrastrukturore, punuan me përkushtim në salla moderne kirirgjike në SPQ "8 Shtatori" dhe në Spitalin klinik Tetovë, qendrën bashkëkohore urgjente dhe qendrën pediatrike në Strumicë, finalizimin e projektit për spitalin "Shën Erazmo" në Ohër me hapjen në vitin 2026, rikonstruime të spitaleve në Veles, Gostivar, Prilep, Dmeir Hisar, si dhe Qendrën për fibrozë cistike Kozle.

Fotо: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR