Taravari: Institucionet të japin përgjigje se çka ka ndodhur me Blerim Ramadanin
- - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Tetovë, tha se pret që institucionet të japin përgjigje se çka ka ndodhur me Blerim Ramadanin, i cili ishte arrestuar me kërkesë të Interpolit, dhe pastaj pas arrestit shtëpiak tani është liruar.
- Post By Fitore Curri
- 14:22, 15 gusht, 2024
Tetovë, 15 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Tetovë, tha se pret që institucionet të japin përgjigje se çka ka ndodhur me Blerim Ramadanin, i cili ishte arrestuar me kërkesë të Interpolit, dhe pastaj pas arrestit shtëpiak tani është liruar.
"Dje lexova se Ramadani nuk është në Maqedoni. Sido që të jetë, mendoj se nga fillimi, zotëri Ramadani nuk duhej të mbyllej. Megjithatë duhet ta pyesni zotëri Abazin, prokurorin publik, pse mbeti shumë gjatë dhe pastaj iu mundësua arresti shtëpiak. Tani shpresoj që institucionet kompetente do të tregojnë çka dhe si ka ndodhur", tha Taravari.
Në pyetjet për temat nga shëndetësia, Taravari tha se mungesa e kuadrove në këtë lëmi do të tejkalohet edhe me kuadër të mesëm medicinal dhe me mjekë.
"Jo vetëm në Tetovë, përgjithësisht kudo, ka mungesë, sidomos të kuadrit të mesë mjekësor. Do të përpiqemi, e dini, gjatë kësaj periudhe, me 300 mjekë specializantë, do të përpiqemi t'i punësojmë. Megjithatë, ne do të përpiqemi të punësojmë edhe staf mjekësor dytësor. Shpresojmë që deri diku të mbulohet mungesa e stafit", tha Taravari.
Ministri tha se pas furnizimit publik për sistemin e kompresorëve për klinikat kirurgjike në Shkup ende nuk ka informacione nëse janë paraqitur firma të interesuara. fc/
Fotografia: MIA